Festohet ‘dita e rrogeçve’, riti qindra vjeçar në Pojan! Festa me origjinë pagane që largon të keqen

"Dita e rrogeçve" është riti qindravjeçar dhe festa me origjinë pagane që edhe këtë vit solli atmosferën e bukur të Karnavaleve në fshatin Pojan të Maliqit.

Ruajtur me fanatizëm brez pas brezi, simbolizon largimin e së keqes dhe në këto ditë të para janari bëri bashkë të rinj e të reja veshur me kostume tradicionale, maska dhe elementë të tjerë butaforikë duke sjellë në fshat, një festë të vërtetë.

"Falë përpjekëve të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Pojani” dhe të rinjve dashamirës të artit, të kulturës dhe traditës duke qenë gjithmonë të interesuar që t’i ruajmë vlerat tona tradicionale nga lashtësia për të treguar se ne jemi autoktonë dhe popull me një qytetërim të lashtë Pellazgo-Ilir. Do të vazhdojë brez pas brezi kjo traditë e trashëshëguar ndër shekuj", tha Klajdi Lulollari, organizator i Karnavaleve në Pojan.

Risi e këtij viti ishin dhe mysafirët e veçantë nga Tetova, të cilët u shprehen që ky bashkëpunim do të kthehet në një traditë të përvitshme.

"Është kënaqësi e madhe të vish në Korçë, veçanarisht në fshatin Pojan që bën këtë manifestim jashtëzakonisht të lashtë që tregon rrënjët tona Iliro-Pellazge. Ky manifestim po I jep një gjallëri Pojanit që dëshmon për vazhdimësinë e traditës Pellazgo-Ilire. Pse jo, kjo traditë duhet të vazhdojë", tha Neshat Mehmeti, organizator i karnavaleve Ilire Bozovcë-Tetove.

Një manifestim i lashtë, i trashëguar ndër shekuj Karnavalet e fshatit Pojan njihen ndryshe si “Dita e Rrogeçve” dhe është një shfaqje popullore që sipas traditës sjell mbarësi dhe shëndet në familjet pojanake.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!