Pas 30-ditësh agjërimi besimtarët myslimanë në Berat festojnë sot Fitër Bajramin, festën që mbyll Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Ndryshe nga vitet e mëparshme ku falja e Fitër Bajramit është kryer nga besimtarët mysliman në Pedonalen e qytetit të Beratit, moti u keq bëri që këtë vit falja të kryhet në Xhaminë Mbret. Pas Ilahive dhe Ligjëratave, falja e Namazit të Bajramit filloi në orën 06:30 të mëngjesit dhe u krye paralelisht brenda dhe në oborrin e jashtëm të xhamisë Mbret. Ka qenë Imami Ferbent Durra,i shoqëruar nga ish Myftiu i Beratit Qeramudin Furdia, ai që, duke uruar besimtarët mysliman për më shumë mirësi, paqe e begati, ka kryer faljen namazit për besimtarët mysliman beratas.
"Sot është një ditë e bekuar, një ditë e madhe gëzimi. Allahu fuqiplotë na bëri të përjetojmë madhështinë e Ramazanit dhe të gjithë ne u bekuam në agjërim dhe lutje. Ramazani erdhi tek ne për të na treguar një tjetër model, sesi duhet të jetë besimtari në raport me Zotin, me veten e tij dhe me të tjerët. Le të fillojmë këtë Bajram të mendojmë për përmirësimin tonë, për kthimin tonë drejt rrugës së drejtë. Mbarimi i Ramazanin nuk nënkupton mbarimin e veprave të mira, pasi bujaria e besimtarit mysliman nuk duhet të shterojë asnjëherë", është shprehur Imami Ferbent Durra.
Besimtarët mysliman beratas kanë uruar çdo besimtar mysliman për më shumë begati në këtë ditë të bekuar feste, pas një agjërimi 30-ditor.Festimi i Bajramit vijon me pritjet në Myftininë e qytetit deri në mesditë, ndërkohë që çdo familje bashkohet në festime në vaktin e drekës, me tryezat e mbushura plot.
Lajmi kryesor:
Sot Fitër Bajram, me mijëra besimtarë kremtojnë në të gjithë vendin! Në Tiranë sfidojnë shiun, falin namazin në Sheshin Skënderbej! Kreu i KMSH: Dita e tolerancës dhe paqes
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i monopatinave në Tiranë! 24 vjeçari vodhi 3 copë brenda një dite
29 Janar, 13:45
-
Tiranë/ Avokati humbi ndjenjat në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ndërroi jetë në spital, policia: Shkak arresti kardiak
29 Janar, 12:13
-
Ekzekutimi i postierit në Kamëz, VIDEO e 'Porsche'-it të përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
29 Janar, 11:49
-
Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor
29 Janar, 11:25
-
Tiranë, trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura, arrestohet italiani, i vëllai nën hetim (EMRI)
29 Janar, 11:19
-
Investime të reja në Spitalin Universitar të Traumës, aparatura moderne për trajtimin e patologjive delikate
29 Janar, 11:11
-
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
29 Janar, 11:10
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave, aktivitet ndërgjegjësues me nxënës, prindër dhe mësues në gjimnazin ‘Sami Frashëri’
28 Janar, 15:42
-
Tiranë/ Bastisja e bizneseve dhe shtëpive në seri, goditet grupi i 3 hajdutëve! Njëri arrestohet dhe dy të tjerët arratisen (VIDEO)
28 Janar, 14:53
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35