Maliq-Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 25 vjeçarin Enea Leke dhe 22 vjeçarin Lion Kondi, të dy banues në fshatin Pojan të Maliqit.

Të dy të rinjtë qëllonin me armë zjarri gjatë natës së ndërrimit të viteve. Gjatë kontrollit policia ka gjetur armë zjarri tip pushkë model 56, e cila posedohej nga Lion Kondi.

Në banesës e Lion Kondit u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë si edhe një armë gjahu teke, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"; "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga nenet 278 e 280 të Kodit Penal.

korcaret

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com