Kalaja e Kaninës, një nga atraksionet kulturore dhe historike më të rëndësishme të
Vlorës, është kthyer në epiqendrën e festimeve.
Banorë të zonës, qytetarë të Vlorës, por edhe pushues të shumtë kremtuan dhe festuan së bashku atë që quhet ‘Festa e Kaninës’, e kthyer tashmë në një traditë të përvitshme për Vlorën, gjatë sezonit turistik.
Ritmet e muzikës popullore vlonjate, këngët polifonike e vallet ishin vetëm disa nga aktivitetet e servirura për të pranishmit.
Pjesë e kësaj feste ishte edhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
"Djemtë dhe vajzat e Kaninës, të rinjtë dhe të vjetër, në moshë pensioni apo pune janë duke kontribuar për të festuar ashtu siç Kanina di. Pa punën e djemve dhe vajzave Kanina nuk do të ishte kështu siç ka qenë këto katër vitet e fundit", tha Leli.
Kalaja e Kaninës është ndërtuar ne shekullin e 3-të p.e.s. Ajo është një nga zonat historike dhe kulturore më të kërkuara nga turistët vendas dhe të huaj, ndërsa ndodhet vetëm 5 km larg qytetit bregdetar.
Ne Kanine kan ngel vetem jevgjit
PërgjigjuVend i lashte dhe historik eshte por arabet ia ndertuan xhamine mu ne rreze per ti treguar botes qe eshte e tyre. Fli gjume shqipo, fli.