Rritja e kërkesës për kredi për prona dhe zgjerimi i tregut imobiliar në Shqipëri po i shtyjnë bankat të adoptojnë modele të reja financimi, më fleksibël dhe më të përshtatura me dinamikat aktuale të tregut. Në këtë kuadër, Fibank po orienton strategjinë e saj drejt zhvillimit dhe financimit të sektorit të pasurive të paluajtshme, duke sjellë produkte të reja që synojnë të mbështesin njëkohësisht ndërtuesit, investitorët dhe blerësit e banesave.
Fokusi i Fibank është përqendruar në dy drejtime kryesore: fleksibilitet më i madh në financim dhe zgjerim drejt klientëve ndërkombëtarë dhe emigrantëve.
Kredia me Kolateral Fleksibël - Një qasje ndryshe për financimin e pronave në ndërtim
Një nga produktet kryesore të prezantuara nga Fibank ne konferencën “Vlera e Pronës” është Kredia me Kolateral Fleksibël (Flexy Collateral Loan), një model i ri financimi që ndryshon qasjen tradicionale të kreditimit për blerjen e apartamenteve në ndërtim. Ndryshe nga praktikat klasike, ku kërkohet kolateral shtesë për garantimin e kredisë, ky produkt financon vlerën e ardhshme të pronës, duke u bazuar mbi kontratën e porosisë së apartamentit dhe jo mbi hipotekimin e një pasurie ekzistuese nga klienti.
Në këtë mënyrë, blerësit mund të financojnë apartamente ende në fazë ndërtimi pa qenë të detyruar të vendosin kolateral shtesë deri në momentin e pajisjes me certifikatën e pronësisë.
Ky model konsiderohet si një instrument që synon të krijojë një cikël të ri financimi në tregun imobiliar, ku banka, klienti dhe ndërtuesi bëhen pjesë e të njëjtit proces krijimi vlere.
Për kompanitë e ndërtimit, avantazhet janë të shumta. Ndërtuesi nuk vendoset si garantor financiar për kredinë, por vetëm si hipotekues i projektit, duke shmangur rritjen e ekspozimit të tij në sistemin bankar. Në të njëjtën kohë, projektet financohen në masë të madhe përmes fondeve të klientëve të kredituar nga banka, gjë që ndihmon në rritjen e likuiditetit dhe përshpejtimin e ciklit të shitjeve dhe ndërtimit.
Për klientët, produkti sjell mundësinë për të investuar në prona që rritin vlerën gjatë fazës së ndërtimit, duke shmangur njëkohësisht barrën e vendosjes së kolateralit shtesë. Ky model shihet si një alternativë më modern për financimin e blerjeve në tregun e pasurive të paluajtshme, në një kohë kur kërkesa për apartamente vijon të mbetet e lartë.
Kredia për të huaj dhe emigrantë - edhe jo rezidentët mund të marrin financim në Fibank
Fibank ka krijuar gjithashtu edhe një oferte specifike për emigrantët dhe shtetasit e huaj që kanë interes për të investuar në prona në Shqipëri. Përmes produktit Kredi Hipotekore për të Huaj dhe Emogrante (Mortgage Loan for Foreigners & Emigrants), banka ka krijuar një strukturë financimi të dedikuar për klientët jo-rezidentë.
Ky produkt u jep mundësi emigrantëve dhe të huajve të financojnë prona në Shqipëri me kushte të përshtatura për profilin e tyre financiar. Klientët mund të financojnë deri në 70-80% të vlerës së pronës, duke ulur ndjeshëm nevojën për kapital fillestar, ndërsa afati i kredisë mund të shkojë deri në 30 vite, duke e bërë këstin më të përballueshëm dhe investimin më afatgjatë. Një tjetër element që synon të rrisë atraktivitetin e produktit është fakti që kjo kredi nuk e ka te detyrushem sigurimin e jetes nga kredimarresi.
Qasja e re e Fibank vjen në një moment kur kreditimi për pasuritë e paluajtshme po zë një peshë gjithnjë e më të madhe në tregun bankar, ndërsa sektori i ndërtimit dhe investimet në prona mbeten ndër motorët kryesorë të rritjes ekonomike në vend.









