Fibank zbatoi valën e parë të mbjelljes së pemëve për çdo pjesëtar të familjeve që kanë marrë një kredi hipotekore

Fibank zbatoi valën e parë të mbjelljes së pemëve për çdo pjesëtar të familjeve që kanë marrë një kredi hipotekore

Fibank ka ndërmarrë një projekt për mbjelljen e një peme për çdo anëtar të familjes që merr një kredi hipotekore në këtë bankë.

Vala e parë e këtij projekti afatgjatë u implementua në Dibër dhe Fibank mbolli 200 pemë bliri në Rabdisht, një zonë turistike, pjesë e “100 fshatrave turistikë” në Shqipëri, një segment i rëndësshëm në një zonë që ka tërhequr interes të lartë kryesisht nga frekuentusit e banjave termale ne këtë zonë.

Kjo nismë u zbatua në bashkëpunim të ngushtë me World Vision dhe Bashkinë Dibër dhe është një kombinim i objektivave të bankës për ofrimin e produkteve më të mira të kredisë me Iniciativat Sociale të Korporatave të Gjelbërta për të ndikuar pozitivisht në mjedis dhe amjentet e gjelbëruara të cilat ndikjnë në rritjen e cilësisë së jetës.

Pemë të tjera do të mbillen gjatë vitit 2024 krahas me kreditë hipotekore të ofruara nga Fibank. Kredia hipotekore ofrohet me interes fiks deri në 2 vjet, duke filluar nga 1.99% dhe ofrohet deri në 100% të planit të investimit me një afat kredie deri në 30 vjet. Fibank zbaton një procedurë të shpejtë dhe të lehtë për çdo aplikant dhe si një kompensim për betonizimin nga ndërtimet që në fakt janë gjithsesi të domosdoshme në zhvillimin social, do të  mbjellë nga një pemë për çdo pjesëtar të familjes.  

Të pranishëm ishin edhe kryetari i bashkisë, Dibër, Z. Rahim Spahiu, Prefekti i Dibrës Z. Nexhbedin Shehu si dhe drejtoresha ekzekutive e Fibank Znj. Elma Lloja, Znj. Iva Ikonomi - Drejtoresha e Kredive Retail, Znj.Lutjana Konomi - Drejtoresha e Marketing & PR pranë Fibank, si dhe drejtoresha ekzekutive e World Vision Albania Eljona Elmazi dhe staf i World Vision i cili prej vitesh jep kontribut të vyer në këtë komunitet.

Teksa nën kujdesin e drejtorit të drejtorisë së Shërbimeve në këtë bashki, Z.Bedri Kamberit   punonjësit e bashkisë vijonin me mbjelljen e pemëve të pranishmit njëzëri u shprehën falenderues për këtë bashkëpunim, si një kontribut i rëndësisshëm për zonën, frytet e të cilit pritet të korren gjatë në vite.

Çdo pemë do të mbajë emrin e një pjesetari te familjeve që kanë marrë nje kredi hipotekore në Fibank.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan