FIER - Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm Emiljano Yzeirajn 20-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e 33-vjeçarit Jetmir Lazaj 13 janarin e 2014-ës në fshatin Kalënjë të Mallakastrës.
 
Kjo ishte edhe kërkesa e Prokurorisë e cila kishte faktuar se Yzeiraj vrau Lazajn me paramendim për shkak se autori kishte një lidhje intime me bashkëshorten e të ndjerit, dhe e shikonte Lazajn si pengesë për vijimin e kësja marrëdhënieje.

Ne argumentet qe Prokuroria ka paraqitur ne Gjykate, diten kur e ka vrare, Yzeiraj i ka kerkuar nje takim 33-vjeçarit, dhe pasi e ka mashtruar me shaka qe situiata te dukej normale, e ka vrare me sepate ne malin e Goices. 

"Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj jo vetëm që ka kërkuar të takohej me shtetasin Jetmir Lazaj, por ka improvizuar edhe një situatë normale bisedash dhe gallate (lojë) ndërkohë që e përçmonte, tregon karakterin kriminal dhe qetësinë shpirtërore paraprake të një vrasësi gjakftohtë", - argumenton prokuroria.

Po ashtu, thote Prokuroria, i riu ka komunikuar me mesazhe me bashkeshorten e te vrarit, ku i kerkonte asaj besimin per tu martuar bashke. Sipas mesazheve te siguruara nga organi i akuzes, zonja Lazaj i shprehej se ishte e martuar dhe me femije, ndersa 20-vjecari e ka garantuar se do e zgjidhte ai kete pune. 

20-vjeçari Yzeiraj ne ate kohe 19 vjeç, qelloi per vdekje tre here me sepate ne koke, 33-vjecarin Lazaj.
 

emiljano yzeiraj

Argumentet në mënyrë të përmbledhur në të cilat bazohet prokuroria e Fierit

Sa më sipër, 1. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj ka kërkuar që të takojë shtetasin Jetmir Lazaj më datë 13 Janar 2014;

2. Fakti që ky shtetas e ka mohuar faktin që e njeh shtetasin Jetmir Lazaj dhe që të jetë takuar me këtë shtetas më datë 13 Janar 2014;

3. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj ka njoftuar shtetasen Marsela Lazaj se kishte ardhur “budallai” në Aranitas, duke shfaqur përçmim ndaj tij;

4. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj pasi ka kryer veprën penale, i ka fshirë të gjitha fotografitë dhe mesazhet e dërguara nga shtetasja Marsela Lazaj;

5. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj pasi ka kryer veprën penale, nga ora 17.49 e në vijim nuk ka komunikuar më me shtetasen Marsela Lazaj;

6. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj kërkonte vazhdimisht besimin e shtetases Marsela Lazaj, që ajo të martohej dhe të kryenin marrëdhënie seksuale;

7. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj shprehej se do ta rregullonte ai këtë punë apo muhabet, pasi shtetasja Marsela Lazaj i shprehej se ajo ishte e martuar dhe me fëmijë;

8. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj është parë nga shtetasi Isa Avdulaj rreth orës 14.40 në vendin e quajtur “Thana e Vogël”, ku do të kalonte më pas shtetasi Jetmir Lazaj;

9. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shtetasin Isa Avdulaj që po afrohej drejt vendit ku ndodhej ai dhe ka shpejtuar hapat që ky shtetas të mos e arrinte;

10. Fakti që shtetasi Flatun Behaj ka parë dy persona të cilët njiheshin dhe po bisedonin, ku personi që po ecte në këmbë mbante në dorë një sëpatë jo shumë të madhe, kishte lëkurë të bardhë, flokë të zeza, me balluke të ngritura lart, mbante veshur një bluze me ngjyrë jeshile të zënë, i cili ishte më i ri se shtetasi Jetmir Lazaj rreth 19-20 vjeç dhe kishte një gjatësi rreth 170-175 centimetra, të dhëna të cilat përputhen plotësisht me karakteristikat e shtetasit Emiljano Yzeiraj;

11. Fakti që nga akti i ekspertimit traseologjik rezultoi se plagët janë shkaktuar nga një sëpatë, si dhe përmasat e plagëve përputhen me të dhënat teknike të sëpatës së sekuestruar në banesën e shtetasit Bledar Yzeiraj, e cila nuk ndodhej në banesën e këtij shtetasi në orën 15.30 të datës 13 Janar 2014;

12. Fakti që shtetasi Emiljano Yzeiraj jo vetëm që ka kërkuar të takohej me shtetasin Jetmir Lazaj, por ka improvizuar edhe një situatë normale bisedash dhe gallate (lojë) ndërkohë që e përçmonte, tregon karakterin kriminal dhe qetësinë shpirtërore paraprake të një vrasësi gjakftohtë;

13. Fakti që shtetasi Bilbil Beqiraj para se të afrohej tek vendi ku ka gjetur të vdekur shtetasin Jetmir Lazaj, ka parë një djalë duke ikur me vrap në drejtim të fshatit Aranitas, ku banon shtetasi Emiljano Yzeiraj, tregon jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm të nderuar gjyqtarë se shtetasi Emiljano Yzeiraj, është autori i vrasjes së shtetasit Jetmir Lazaj. Është ky shtetas i cili, kishte interesin, mundësinë, mjetet, kohën, qetësinë e nevojshme shpirtërore dhe përçmimin për të goditur me sëpatë në kokë, jo një herë, jo dy herë, por tre herë shtetasin Jetmir Lazaj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)