Fier, 13 fshatra të komunës
Cakran rrezikojnë të izolohen

Fier, 13 fshatra të komunës<br />Cakran rrezikojnë të izolohen
FIER- Plot 13 fshatra të komunës Cakran, në rrethin Fier, rrezikojnë të izolohen si pasojë e shembjes së një segmenti rrugor në aksin Fier-Cakran.
 
Rruga është gërryer nga poshtë pothuajse në të gjithë gjatësinë e saj, duke rrezikuar shembjen nga dita në ditë.
 
Ndërkohë drejtuesit e automjeteve shprehen të shqetësuar, pasi ndihen të rrezikuar duke kaluar në këtë rrugë.
 
Burime nga komuna e Cakranit thonë se kanë kërkuar nga institucionet përkatëse fonde për rikonstruksionin e rrugës, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it