Fier, 4 të arrestuar në një ditë
për vepra të ndryshme penale

Fier, 4 të arrestuar në një ditë<br />për vepra të ndryshme penale
FIER – Katër persona janë arrestuar brenda ditës së sotme nga policia e qarkut të Fierit për vepra penale të ndryshme që kanë kryer. Së pari, janë arrestuar vëllezërit Mariglen dhe B. Muhaj, përkatësisht 24 dhe 15 vjeç, banues në Fier, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur një shtëpi në lagjen “Liri Gero”.
 
Së dyti, u arrestua Lako Levani, 59 vjeç, banues në Fier për dhunën fizike që ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij .

Së treti, u arrestua Sheme Bali, 46 vjeç, banues në Karbunarë të Lushnjes për kultivimin e bimëve narkotike, pasi në pronën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar 8 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës