FIER - Një 45-vjeçar nga Fieri ka rënë aksidentalisht nga kati i 4 në gropën e ashensorit të pallatit ku banon. Filip Minellari ndodhet në reanimacion ndërsa sipas bluzave të bardha gjendja e tij shëndetësore është kritike për jetën për shkak të frakturave që ka marrë gjatë rënies. Ashensori nuk ishte instaluar në këtë pallat 10 katësh dhe dyert e vend pushimeve nuk ishin të mbyllura sipas rregullave teknike.
Ngjarja është shënuar gjatë orëve të pasdites së sotme, në momentin kur 45-vjeçari do futej në apartamentin e tij të cilin e kishte marrë me qera. Ai ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar duke përfunduar në gropën e pallatit. Ky moment është parë edhe nga gruaja e tij, e cila ka dhënë alarmin te disa komshinj duke njoftuar më pas policinë.
Kushtet ishin të vështira për faktin se specialistët nuk kishin mundësi dhe hapësirë për t’u futur brenda ambientit ku kishte rënë 45-vjeçari. E vetmja mënyrë ishin shkallët që u mundësuan nga disa qytetarë ku njëri prej specialistëve zjarrfikës është futur brenda me një litar dhe pas 20 minutash pasi e ka lidhur trupin e të plagosurit është tërhequr nga kolegët e tij.
Mësohet se ky pallat pasi është mbaruar është lënë nga investitori me disa probleme siç është rasti i mungesës së ashensorit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com