Ndërsa gjatë vitit 2011 në Fier ka patur 8 raste me vdekje, në tre mujorin e parë të këtij viti ky numër ka arritur në 5. Viktimat kanë qënë të moshës nga 20 deri 60 vjec.
Sipas mjekut toksikolog Banushi, në shërbimin e reaminacionit trajtohen në vit rreth 70 deri në 100 raste nga vetëhelmime të ndryshme, duke filluar nga vetëhelmimet me medikamente dhe me preparate të tjera siç janë pesticidet që përdoren në bujqësi. Por ato që janë me rrezikshmëri më të lartë janë vetëhelmimet me fotoksinë, e cila ka një rrezikshmëri tepër të lartë.
“Ndërhyrja e mjekëve është tepër intensive në të tilla raste por sasia e marjes së tyre si dhe ardhja me vonesë në spital e rrezikon atë deri në vdekje”, thotë mjeku. Sipas Banushit, “ka ardhur koha që Prefektura dhe Bashkia apo institucionet përkatese të pergjigjen për kontrollin e medikamenteve bujqësore duke marrë masa sipas ligjit”.
(kth/im/shqiptarja.com)
