Një 55-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Fierit pasi është denoncuar nga bashkëshortja e tij 4 vite më e vogël për dhunë të përsëritur.
Burime zyrtare bëjnë me dije së pranga është vënë 55-vjeçari Koli Petushi, banues në fshatin Libofshë të Fierit.
Ka qenë e bashkëshortja e të arrestuari, O.Petushi, që ka bërë denoncimin në polici duke thënë se është dhunuar fizikisht nga 55-vjeçari. Gjithashtu, ajo është shprehur se ky është një veprim që i shoqi e ka bërë në mënyrë të përsëritur, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.
Materialet në ngarkim të 55-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com