Fier-Mbyllja e muajit të antitrafikut në qarkun e Fierit, është organizuar ndryshe kësaj radhe, nëpërmjet një aktiviteti gjithëpërfshirës me temën “Stop trafikimit të qenieve njerëzore”.
/Shqiptarja.com
Aktiviteti është zhvilluar para institucionit të prefektit me pjesëmarrjen e prefektit të fierit Vasil Bregu, drejtorit të policisë në qarkun e fierit, drejtori i arsimit, nxënës të shkollave të mesme dhe qytetarë të interesuar.
Në aktivitet u fol për pasojat që shkakton ky fenomen, shkatërrimin e shoqërisë, sensibilizimin kundër trafikimit të femrave por nuk u la pa përmendur edhe dhuna në familje.
Trafikimi i qenieve njerëzore- qoftë për punë të detyruar apo shfrytëzim seksual – vazhdon ta përndjekë Shqipërinë. Në këtë aktivitet kanë përcjell një mesazh se ky fenomen mund të parandalohet.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com












