FIER- Strukturat e policisë së qarkut të Fierit në kuadër të operacionit të koduar “Ardenica” kanë arrestuar në flagrancë pesë shtetas, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Sipas policisë shtetasit Xhino Kulaj 20 vjeç banues në Fermë të Çlirimit në rrethin e Fierit, Dritan Vasiu 37 vjeç banues në Mbrostar të Fierit, Edison Hoxha 25 vjeç banues në Kreshpan të Fierit, Fation Myrto 21 vjeç banues në Kreshpan të Fierit dhe Gazmend Muskaj banues në Kreshpan të Fierit janë arrestuar si dhe shtetasi Ilir Hatia 35 vjeç banues në Mbrostar Ura të Fierit është shpallur në kërkim
Policia e Fierit i ka ndaluar këta shtetas për veprën penale të vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Të gjithë këta shtetas rreth orës 01.30 të ditës së sotme në afërsi të rrethrrotullimin të Kolonjës, dyshohen se nën kërcënimin e armëve në bashkëpunim me njëri-tjetrin u kanë grabitur tre shtetasve nga komuna Krutje e Lushnjes 6 telefona celularë, 300 euro dhe 15.000 lekë të rinj.
Policia lidhur me këtë ngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy pistoleta tip Ekol Special, 6 telefona celularë, lekët e vjedhura, si dhe një mjet tip BMW i cili është përdorur nga autorët e grabitjes.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com