Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier. Në vijim të punës për ndalimin e personave të shpallur në kërkim, Policia e Fierit ka ndaluar 2 persona të shumëkërkuar.
Grei Merko, 20 vjeç është autori i tretë i cili vodhi 40 milion lekë në një banesë në Fier. 20 vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi në datën 20.05.2017, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë të cilët janë ndaluar më parë nga shërbimet e policisë, kanë vjedhur shumën prej 40 milion lekësh në banesën e shtetasit D.L, 48 vjeç, banues në lagjen "8 Shkurti", Fier.
Merko është ndaluar nga policia pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”.
Gjithashtu policia ka bërë të mundur edhe ndalimin e Zani Balla, 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe "Kultivim të bimëve narkotike".
49 vjeçari, banues në fshatin Pojan, Fier u ndaluar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim të bimëve narkotike”.
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com