Fier/ Arrestohen dy vëllezërit, tregtonin drogë çokollatë në lokalin familjar

Fier/ Arrestohen dy vëllezërit, tregtonin drogë çokollatë në lokalin familjar

Foto nga droga dhe paratë e sekuestruara

FIER- Arrestohen dy vëllezër pasi kishin përshtatur lokalin e tyre për përdorim droge dhe tregtonin lëndë narkotike.

122 gram lëndë narkotike në formë çokollate, e dyshuar kanabis sativa, 1800 euro dhe 45 mijë lekë të reja të përfituara nga shitja e lëndës narkotike jan sekuestruar.

Personat D. B., 40 vjeç dhe E. B., 27 vjeç, me banim në Fier janë të arrestuarit.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Përshtatja e lokalit për përdorim droge" dhe "Nxitja për përdorim droge".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët