Një 24-vjeçare është arrestuar nga policia e Fierit pasi është paraqitur në ambientet e burgut me një dokument të falsifikuar dhe ka tentuar t’i japë një të burgosuri një kartë SIM celulari. Bëhet fjalë për M. Xhajën, e cila në dhomat e paraburgimit ka tentuar të ndihmojë të burgosurin Endri Lipi, 31 vjeç për largim nga burgu. Mbi të akuzuarën, banore e fshatit Grabian Lushnjë qëndrojnë akuzat “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.