Një 33- vjeçar ka përfunduar në pranga në Fier, pasi ka tentuar të korruptonte një prej punonjësve të policisë rrugore.
Burime zyrtare nga policia kanë bërë me dije se Gazmend Stani, banues në fshatin Mbyet, për të shmangur gjobën për shkak të xhamave të zinj që kishte në makinë, ka tentuar t’i jap një ryshfet prej 4000 lekë punonjësit të policisë.
Mbi 33 vjeçarin rëndon vepra penale e “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Gazmend Stani, 33 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier.
Më datë 07.10.2017, në lagjen "1Maj" Fier, ky shtetas duke udhëtuar me mjetin tip "Volksëagen", me targa AA 160 SC, iu ka dhënë rryshfet 4000 lekë punonjësve të policisë me qëllim shmangien e masës administrative pasi kishte makinën me xhama të zinj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com