FIER - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qëndër të Fierit. Nje 23-vjeçar nga Fieri, banues në lagjen "Liri Gero" ka rrëmbyer një vajzë 18-vjeçare dhe më pas e ka çuar në drejtim të Semanit. Gjithsesi, këtë ngjarje e konfirmon edhe policia e Fierit.
Sipas saj, ajo ka arrestuar në flagrancë shetasin Elis Dine, 23 vjeç, për veprën penale "Heqje e paligjshshme e lirisë dhe përndjekje", pasi sipas policisë, i riu fierak ka rrëmbyer me forcë një vajzë 18-vjeçare dhe pasi e ka hipur në mjetin e tij e ka çuar atë në Seman. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes rreth orës 8.
Gjithsesi, policia është njoftuar se në një mjet, një vajzë bërtiste duke kërkuar ndihmë, me njëherë disa qytetarë të cilët kanë parë këtë veprim dhe kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit, pasi ka marrë kordinantat, ka shkuar në drejtim të Semanit dhe ka gjetur djalin dhe vajzën. Vajza ishte në vitin e tretë në një shkollë të mesme të Fierit. Ata janë çuar në polici. Djali mësohet t'i ketë thënë policisë se vajzën e ka të dashur dhe ka hipur në makinë me dëshirën e saj por vajza e ka hedhur poshtë versionin e djalit. Mbas disa orësh hetime, policia ka arrestuar djalin 23-vjeçar në dhomat e para burgimit të Fierit. Ndërkohë djali nuk ka ushtruar dhunë mbi vajzën në momentin që e ka kapur.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)







