FIER- Policia e qytetit të Fierit ka njoftuar se ditën e sotme është arrestuar një 25 vjeçar në kërkim pasi ishte i dënuar për vjedhje të kryer në bashkëpunim.
 
Efektivët e policisë së Fierit kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Mirel Mata, 25 vjeç dhe banues në Marinëz, Fier. Shtetasi në fjalë ishte i dënuar nga Gjykata e Fierit, me vendim penal numër 92 i datës 07.03.2012, me 8 muaj burg për veprën penale: “Vjedhje e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.