Deklarata e Arta Markut:
"Prokuroria është organ i ushtrimit të ndjekjes penale dhe duhet të referojë vetëm vepra penale dhe jo çdo ngjarje që konstatohet se është në kundërshtim me ligjin.
Rrethi i Fierit është një nga ekonomitë më të mëdha të vendit. Në Fier operojnë në tregun privat një numër i madh kompanish duke përfshirë në sektorin e naftës dhe gazit. Për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cenojnë legjislacionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht.
Fshehja e të ardhurave nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa pasur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore, të cilët shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale.
Krahas hetimeve ndaj subjekteve që priren të kryejnë evazion fiskal duhet përqendruar vëmendja te nëpunësit publikë të administratës tatimore. Ka një rritje të veprës penale të “futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg". Është konstatuar një frenim i referimeve dhe i hetimeve të veprave penale në fushën e korrupsionit.
Kjo tregon për një mosbashkëpunim ndërmjet prokurorisë, shërbimeve të policisë gjyqësore dhe agjencive të tjera ligjzbatuese. Për t’i ndërgjegjësuar qytetarët se korrupsioni dhe ryshfeti nuk janë rruga e duhur që duhet zgjedhur për të zgjidhur problemet e tyre. Zgjidhja momentale e një problemi duke ofruar ryshfet nuk është fitorja e qytetareve dhe as standardi ku ne pretendojmë të shkojmë. Për t’i ndërgjegjësuar qytetarët se korrupsioni dhe ryshfeti nuk janë rruga e duhur që duhet zgjedhur për të zgjidhur problemet e tyre. Ndëshkimi sipas ligjit dhe ndërgjegjësimi qytetar janë, dy përbërës që plotësojnë njeri-tjetrin dhe që do të çlirojnë shoqërinë tonë".
Kjo vizitë e Kryeprokurores Arta Marku në Fier, vjen një ditë pas asaj të Durrësit ditën e djeshme. Marku deklaroi në Prokurorinë e Durrësit se prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit të vepres penale në lidhje me asetet që kanë në burim të ardhura kriminale nga veprimet korruptive.
Ndërsa kjo vizitë i dha efektet e menjëheshme ditën e sotme ku pas një aksioni u arrestuan 4 ish-zyrtarë të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe falsifikim të dokumenteve në tjetërsimin e pronave në Ishëm dhe Lalëz. Në prangat e policisë ranë ish-kreu i komunës Ishëm dhe tre zyrtarë të tjerë të kësaj njësi vendore. 
Kryeprokurorja Arta Marku sot në Fier
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO








