Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për kultivim të bimëve narkotike ndërkohë që u janë asgjesuar rreth 223 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa.

Të arrestuar janë  Agron Memushaj 48 vjeç dhe Muharrem Ymeraj 46 vjeç ndërkohë që  një tjetër person me inicialet S.Y është shpallur në kërkim.Kanabisi bën me dije policia ishte kultivuar në pronat e të arrestuarve ,ndërkohë që në banesën e Muharrem Ymeraj u gjet një pushkë model 56 dhe 153 fishekë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

kanabis

kanabis

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)