FIER - Një aksident me pasojë vdekjen e një 64 vjeçareje ndodhi pasditen e sotme në Patos të Fierit. Bëhet fjalë për shtetasen Drita Prifti e cila ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës të këtij qyteti, teksa është goditur nga një automjet tip Opel. Makina drejtohej nga shtetasi Shpëtim Zeneli banues në Dukas të Patosit, ndërsa ka qenë vetë ai që e ka çuar të plagosurën në spitalin rajonal të Fierit.
Por situata e saj shëndetësore është përkeqësuar në vazhdim dhe vetëm pas një ore ajo nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital.
Pas vdekjes së 64 vjeçares policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur procedurat hetimore ndërsa raportohet se gjithashtu është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit për të dhënë shpjegime mbi aksidentin.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com