FIER- Në Levan të Fierit, disa banorë protestuan për tokat e bukës. Behet fjale per 40 hektare, ku ata kultivojnë grurë, misër,etc. Së fundmi kanë mbërritur mjetet e rënda të kompanisë “Bervi Construksion”, të cilat kanë nisur të hedhin çakull mbi arat e mbjella me drithera.
Kompania, në pronësi të Afërdita Salillarit, bashkëshortes së ndërtuesit Pëllumb Salillari po investon për ndërtimin e paneleve diellore, ç’ka ka nxitur reagimin e banorëve. Ata kanë tentuar të pengojnë punimet, por në vendngjarje ka ndërhyrë policia, duke i larguar nga parcelat, ndaj kete te marte dolen ne proteste.
“Ne jemi trajtuar sipas Ligjit nr. 7501 dhe disponojmë Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi, si edhe Formularin nr. 6. Hipoteka na ka sorollatur prej vitesh dhe nuk kemi marrë Certifikatën e Pronësisë. Një vit më parë (në 2024) Certifikatën e Pronësisë e ka marrë një kompani private që do të bëjë panele”, thanë ata.
Protestuesit, janë anetare te 14 familjeve që jetojnë në fshatin Shtyllas, njesia vendore Levan prej 30 vitesh. Në bazë të ligjit 7501 disponojnë AMTP të rregullt, me të tre firmat e komisionit. Po kështu, në AMTP shkruhet se tokën e kane në pronesi, jo në perdorim. Dokumentet e tyre janë pasqyruar edhe në “formularin 6” në librin e ngastrave.
Përpos Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ata fajesojnë dhe Bashkine e Fierit, e cila prej 30 vitesh ka vjelur taksen e tokës por tashmë nuk u kthen pergjigje per zaptimin e saj. Jashtë kamerës, zyrtarë të Bashkisë së Fierit thanë se projekti po zhvillohet në tokën e ish-ndërmarrjes bujqësore. Megjithatë, banorët shprehen të vendosur se do ta vazhdojne betejen si me protesta ashtu dhe me padi në gjykatë.
Komente









Prandaj nuk ua jepnin certifikaten e pronesise,se kishte dale nje Salillari ne mes.Kushedi kur jane filluar planet per kete projekt.Kush ka pare filmin /Once upon a time in the West/ e kupton se per cfare e kam fjalen dhe zyrtaret e bashkise pa pike turpi thone qe projekti po zhvillohet ne token e ish-NB.O.K por eshte toke qe supozohet t'ua keni dhene fermereve vendas! Kur shikon kete rast e te tjera,e kupton pse shqipot ikin nga ai vend.Mungesa e respektit per individin e shkelja e te drejtave te tyre per llogari te oligarkeve eshte nje nga arsyet.
PërgjigjuPronësi me 7501? E kemi marrë qyl dhe nuk e pérforni. Ju duhet ta dorëzini vet tokën.
PërgjigjuAshtu them edhe un.ca ka Toka qe mbillen me drithera ti jepen salillarit e kastratit e ulajt.ne ta marrim grurin e misrin nga Serbia ...a rrot k..I e kupton ca thua