FIER- Banorët e fshatit Zharrëz, në Fier kanë derdhur të gjithë naftën në cisternat e firmës, ‘Bankers Petrolium’ në shenjë proteste kundër shpërthimeve me eksploziv që kjo firmë ka kryer për të hapur puse nafte.
Gjithcka ndodhi mëngjesin e sotëm ndërsa banorët e Zharrëzës u mblodhën para ambjenteve të firmës ‘Bankers Petrolium’. Sipas banorëve shpërthimet e njëpasnjëshme për të hapur puse nafte vazhdojën gjithnjë e më tepër të dëmtojnë shtëpitë e tyre.
Banorët ankohen se nga shpërthimet janë carë muret si dhe janë thyer xhamat e tyre. Në momentin që u janë afruar ambienteve të firmës, por nuk kanë marrë kontakt me asnjë prej tyre, pasi nuk janë pritur nga drejtuesit e firmës, ata kanë hyrë në stacionin e pompimit duke derdhur sasi të tëra të naftës bruto.
Policia e Fierit ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar disa nga banorët e Zharrëz, të cilët dëmtuan firmën e naftës, gjatë protestës së tyre kundër shpërthimeve.
Protesta u shoqërua me përplasje mes banorëve të zonës dhe punonjësve të policisë së Fierit.
(sg/jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com