Ai tha se më 21 qershorë të vendosin për kandidatin më të mirë sepse pas mbarimit të zgjedhjeve, politikanët shkojnë nëpër vila luksoze, duke parë veten në televizor dhe duke fjetur mbi dyshekë plot me lekë.
“Dyshja Rama- Meta tjetër gjë premtuan dhe tjetër gjë bënë. Premtuan 300 vende pune, por nuk hapën asnjë, por përkundrazi mbyllën me kërbaç vendet e punës. Rritën taksat, por edhe nuk ulën borxhin siç premtuan. Ata e rritën borxhin.
Subashi nuk është këtu për të përfaqësuar fierakët, të rinjtë e fierit, ortodoksët, myslimanët, por vetëm oligarkinë. Ai nuk vjen t’ju jape, por vjen tu marë fjerakëve e të ndajë në Tiranë me padronët e tij.
Zotimi për të mos i rritur, por për ti ulur taksat është ajo që ne duan. Kandidatët tanë janë të duhurit.
Kur mitingjet mbyllen politikanët hypin nëpër benca dhe shkojnë nëpër vila luksoze dhe flene në dyshekë plot me lekë dhe shohin veten e tyre nëpër televizione. Ndaj shikoni njeriun. Vetëm kandidatët tanë nuk kanë padronë tjetër përveç qytetarëve të fierit. Unë u jap fjalën që me votën tuaj për PD ju do të çelni një siparë të ri në demokracinë tonë. Me votën tuaj do e ulim çmimin e energjisë e do falim kamatvonesat, do heqim tvsh e do hapim vënde të reja pune. Ky është zotimi ynë. E konsiderojnë fierin një sarbatorë dhe jo një qytet. Ky është poshtërim dhe fieri nuk e pranon. Për këtë fiery do i përgjigjet me votë më 21 qershorë”, - tha Basha
Alibeaj: Do ul taksat për bizneset si mundësia më e mirë për rritjen e punësimit
Ndërsa, kandidati i djathtë për bashkinë e Fierit, Enkelejd Alibeaj tha se tashmë ka ardhur moment që në këtë qytet të kthehet dinjiteti i munguar ndër vite, të kthehe dinjiteti i çdo qytetari.
Sipas Alibeajt në të gjitha zonat e fierit, në dy muajt e fushatës së tij ka parë vetëm mjerim, varfëri e skamje, që sipas tij është shkaktuar nga mungesa e vëmendjes nga pushteti lokal. Më tej ai tha se gjëja e parë që do të bëjë në qytetin e fierit është ulja e taksave për biznesin si mundësia më e mirë për të rritur punësimin.
“Në këto dy muaj prek dhe ndjeva dhimbjen e këtyre njerëzve. Fieri i sotëm nuk është ai që qytetarët meritojnë. Fieri dhe fierakët kërkojnë me etje një zgjidhje emergjente. Kjo fushatë më dha mundësinë të takoja shumë prej jush, pashë dhe dëgjova shqetësimet, varfërimë, skamjen dhe mjerimin tuaj. Nuk është ky realiteti që ky qytet meriton. Ky qytet plot me intelektualë e me arsimdashës meriton shumë më shumë. Sot kemi një mission historik për të sotmen dhe të ardhmen. Kemi misionin për të bërë ndryshimin e madh. Misioni i cili fillon sot dhe do të vazhdojë për 4 vitet e ardhshme. E nisa këtë fushatë si përfaqësues i PD-së. Gjendja e keqe, mjerimi dhe skamja që mbizotëron në këtë qytet ta ndjej veten si përfaqësues i këtij qyteti, me apo pa parti. Dhe të gjithë sëbashku do bëjmë ndryshimin e madh më 21 qershorë. Kjo është një kërkesë që e keni shprehur kudo, në shkëlqimin e syve tuaj dhe në pjesmarrjen tuaj. Sëbashku do i japim zgjidhje çështjeve më delikate të këtij qyteti. Do ul taksat që biznesi të jetë aleati më i madh i fierit për të punësuar fjerakë dhe ky është akti i parë që unë do bëj. Është kthyer në një qytet të zaptuar dhe kjo do të mar fund. Do jetë bashkia e re e cila do shndërrohet në bashkinë më të madhe. Qeverisjen do ta bashkëndajmë me ju. Do jetë një bashki në shërbim të njerëzve që ti mbështesë dhe të jetë në krah të njerëzve. Do ngremë shtëpinë tonë të madhe, bashkinë e fierit. Do vë tullën e parë të shpresës tonë, ju shtri dorën të gjithve, në mënyrë që të gjithë bashkë të fillojmë sfidën më të madhe të këtij qyteti, të hapim një faqe të re, një faqe dinjiteti, një faqe ku të gjithë të jemi të përfaqësuar”, - tha Alibeaj.
Basha në Vlorë: PS-së nuk i bëhet vonë për interesat tuaja, mbushin xhepat e vet
Ndalesa e radhës e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet pas Fierit ka qenë qyteti bregdetarë i Vlorës. Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se pjesëmarrja e madhe e njerëzve paralajmëron fitoren e PD-së në këtë qytet, pavarësisht nga mjerimi dhe varfëria.
Në mbyllje të fushatës në këtë qytet ka thënë se të majtëve nuk u interesojnë shqetësimet e qytetarëve, por u intereson vetëm pasurimi i tyre.
“Në sytë tuaj shoh padurimin për të bërë atë që çdo evropian që do vendin e vetë, për të vendosur me votë si njerëz të lirë këtë të dielë. Për çfarë, oligarkia do ti degjenerojë këto zgjedhje, që ju të mos flisni, zëri juaj të mos dëgjohet. Por e dinë që ka një kushtetutë, një ligj të cilit janë të detyrur t’ju binden. Kanë dy muaj që po mundohen, se këto qenkan zgjedhje për drejtorë komunalesh, se populli s’paska të drejtë të flasë për hallet që e kanë zënë. Kryeministri nuk është asnjë ditë në punë, por përditë në tribunë, shan, kërcënon e fyen edhe mallkon opozitën. Ndër të tjera, kryedemokrati etiketoi qeverinë se ka rritur taksat, çmimin e energjisë, etj. Nuk i bëhet vonë për interesat tuaja, kanë shikuar dhe shikojnë vetëm xhepat e tyre. Më 21 qershor Edi Rama kartonat i ka Vlora dhe do ti ngrejë për të mirën e vetë dhe të familjeve të veta. Veliaj është një njeri me diplomë false. Kundërshtari ka bërë oferta memece, pa asnjë zgjidhje, ne kemi një vlonjat për Vlorën, një djalë të mrekullueshëm, një inxhinier, një patriot, një familjar që nuk i ka sytë tek xhepat tuaja, por ju sheh në sy dhe ju thotë ju dua dhe do punoj për ju! Ky është njeriu i shërbimit. Vlora në 21 qershor do ju japë përgjigjen që meritoni. Do ta ndalim të keqen më 21 qershor”, - tha Basha.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)