FIER - Bashkia e Fierit, prej disa vjetësh ka krijuar traditën e bukur të vlerësimit të studentëve të shkëlqyer, që nderojnë jo vetëm qytetin e tyre, por tërë Shqipërinë.  
 
Pikërisht,  për të vlerësuar më të mirët  nga nxënësit e shkollave publike dhe jopublike,  sot është zhvilluar një aktivitet  për katër studente,  që sipas kryebashkiakut Baftjar Zeqaj , i kanë rritur krenarinë e qytetit të Fierit me rezultatet e tyre.
 
Ato janë:  Elona Dimo, vlerësuar nga Universiteti i Tiranës  me Medaljen e Artë; Armela Ternova, Kristina Jorgo dhe Ornela Sulejmani, që sot ndjekin studimet e larta për mjekësi dhe inxhinjeri informatike në Gjermani.
 
Pas urimit dhe falenderimit të Zeqajt, fjalën e mori edhe Drejtori i Arsimit Rajonal të Fierit, Shkëlqim Allkaj.
 
Elona Dimo, fituesja e Medaljes së  Artë,  ka shprehur kënaqësinë për këtë aktivitet kushtuar jo vetëm asaj, por edhe shoqeve të tjera -studente të shkëlqyera. Ajo e ka mbyllur fjalën e saj me një shprehje të bukur: “Një pemë mund të rritet kur vazhdimisht  në rrënjët e saj hidhet ushqimi i duhur.” Uroj që vlerësime të kësaj natyre të vazhdojnë edhe vitet e ardhshme për studentët e Fierit.”

studente ekselencestudente ekselence
 
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)