Gjatë fjalës së tij, Berisha u shoqërua nga thirrje elektorale me rimë të simpatizantëve: "O Sali, o hero, gjithë Shqipëria, ty të do!"
Që në hyrje, Berisha përshëndeti gjithë komunitetet që jetojnë në Fier: “Të dashur qytetarë të të gjithë komuniteteve që jetoni këtu, myzeqarë, çamë, kosovarë... Kam nder të madh t’ju paraqes sot këtu, kandidët për deputetë të Fierit, vajza dhe gra, burra, djem, të ndershëm, të përkushtuar, përfaqësues të vlerave tuaja më të mira. Jam para jush për t’ju dhënë fjalën, për t’u zotuar se këta do jenë përfaqësuesit jo të PD-së, por tuajët, të aspiratave tuaja." dhe ndër të tjera, shtoi: "Unë ndalem gjithnjë dhe sodis kodrat e Mallakastrës, që më duken më të bukurat e planetit, sepse janë të qëndisura me ullinj".
BERISHA: RAMA, SIÇ SHKELMOI PETRO KOÇIN, SHKELMOI EDHE KOMISIONIN EUROPIAN
Pika kryesore e fjalimit të Kryeministrit ishte integrimi: "Ne ia dolëm të lëvizim të lirë pa viza në mbarë Europën; ia dolëm që në tetor të vitit të kaluar, kur Komisioni Europian, duke shqyrtuar arritjet tuaja, progresin tuaj, duke besuar reformat tona, e propozoi Shqipërinë si vend kandidat të BE-së. KE, la një detyrë shtëpie, la tre ligje për të votuar, se me ndërmjetësimin e tij ishte arritur ujdia absolute. Por, ato ligje nuk u votuan kurrë, statusin Shqipëria nuk e mori, sepse kreu i opozitës mori përsipër përgjegjësinë historike të shkelmojë çdo interes jetik të çdo qytetari, me atë lehtësi që shkelmoi marrëveshjen me Petro Koçin, e shkelmoi edhe me Komisionin Europian".
OLLDASHI: PER CDO GJE Q EKEMI ARRITUR, KUJTONI SESI RAMA NUK E KA VOTUAR
Sokol Olldashi, kryesuesi i listës së Fierit, iu drejtua qytetarëve me këto fjalë: “Të gjithë fierakët, lushnjarët dhe mallakastriotët që kanë fëmijë jashtë, duhet të kujtojnë që Rama bllokoi liberalizimin e vizave. Të gjithë fierakët, lushnjarët dhe mallakastriotët që jetojnë me 300 mijë lekë në muaj, të kujtojnë se pak kohë më parë, kur Berisha vendosi të heqë taksat për këtë kategori, Rama votoi kundër.
Çfarë ju afron Edi rama: Ju afron që të gjithë shqiptarët të vihen në dispozicion të Koços, të punojnë për Koçon, që privatizoi me 2 mijë lekë, frigoriferët e qytetit tuaj. Ne nuk e kemi shtetin për Koçon, por për qytetarët. Në skenën e këtij vendi s’ka pasur më të çoroditur se ai, por në një gjë ka qënë koherent: I rriti taksat në bashki vit për vit deri në 50%. E vetmja politikë ku ka qënë konstant, ka qënë rritja e taksave për të gjithë me një përjashtim, Koço Kokëdhimën.Ai vuri dhe një taksë të çuditshme, taksën për të hyrë në Tiranë, a thua se ju ishit qytetarë të dorës së dytë", - përfundoi Olldashi.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)