FIER - Edhe besimtarët katolikë në Fier kanë kremtuar Pashkët në  “ Kishën e Zonjës së Papërlyer”.

Dhjetëra besimtarë kanë ndjekur këtë të diel meshën e ringjalljes së Jezu Krishtit ku janë bashkuar për të uruar ringjalljen e tij, duke përcjellë mesazhe shprese dhe dashurie. Të njëjtat mesazhe ndau në fjalën e tij edhe Dom Francesco Pasqua  i cili drejtoi liturgjinë e shenjtë me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste.

Pashka është kremtimi më i madh  i kalendarit liturgjik të kishës katolike romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Në përfundim të Meshës së Shenjtë besimtarët katolikë fierakë uruan njëri- tjetrin, për më shumë paqe, begati, dhe dashuri në familjet e tyre.


Lajmi kryesor:

Krishti u ngjall! Besimtarët katolikë festojnë Pashkën! Apeli i presidentit Begaj: Të punojmë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë