FIER- Një 24-vjeçare i ka mbijetuar rënies nga dritarja e katit të dytë, teksa “shpëtimi” saj ka rezultuar nga parvazi i vogël i një dritareje. Shtetasja italiane, Lucia Desenca, teksa po nxirrte në nderëse disa rroba të lara, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit ku ajo banonte me të fejuarin e saj shqiptar në lagjen, “Kryengritja e Fierit”.
 
Ka qenë pikërisht e dritares, e cila ka “shpëtuar” 24-vjeçaren.
 
E reja ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar në spitalin e Fierit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia e Fierit, gjithsesi është nisur në vendngjarje për sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)