FIER- Një foshnjë e sapolindur është braktisur sot pasdite në qytetin e Fierit. Siç mësohet nga policia, por edhe nga spitali gjinekologjik, bëhet fjalë për një foshnjë të lindur një ditë më parë të seksit mashkull.
 
Ai ishte lënë në hyrjen e një pallati. Banorët, të cilët pasi kanë dëgjuar të qarat dhe kanë konstuar beben, kanë njoftuar menjëherë policinë.
 
Një ambulancë ka mbërritur menjëherë dhe e ka nisur atë drejt maternitetit, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut. Policia ka gjetur një letër ku shënohej vetëm datëlindja e fëmijës, 13.8.2013.
 
Uniformat blu po hetojnë për të gjetur prindrit e foshnjës, ndërsa deklarohet nga bluzat e bardha, se nuk ka lindur në maternitetin e qytetit.
 
Foshnja ndodhet në gjendje të mirë, ndonëse kur ka mbërritur në maternitet, ka qenë me temperaturë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)