12 km larg Fierit, një zonë e gjelbëruar ku spikasin rrënojat antike qindra vjeçare para Krishtit, është kthyer në destinacionin e preferuar të çifteve për të përjetësuar në foto ose video ditën e tyre të martesës.
Sipas statistikave vetëm gjatë 2 javëve të para të gushtit mbi 80 çifte nga Fieri dhe rrethinat e tij, Tirana, Vlora e Berati kanë vizituar Apoloninë për të realizuar videoklipet ose setet fotografike të dasmave, duke krijuar trafik dhe në lëvizje.
Por nuk janë vetëm vendasit që kanë përzgjedhur këtë dekor por dhe emigrantët e rikthyer në atdhe në muajin tradicional të martesave, kryesisht nga Italia, Greqia por dhe Amerika e largët.
Krahas vështirësisë në lëvizje, numri i madh i vizitorëve në qytetin antik në këtë periudhë të vitit bën të vështirë të gjesh dhe parkim për makinat.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO