Në kuadër të nismës së kryeministrit Edi Rama për vazhdimësinë e lhetësimit të masa Bashkia e Fierit ka dezinfektuar të gjitha parqte dhe zonat e frekuenatura nga fëmijët. Ashtu siç ndodhi këtë të shtunë ditën e nesërme do të jetë radha e fëmijëve dhe nënavë për të dalë nga shtëpia deri në orën 11.00.
Sipas njoftimit të bërë nga kryeministri Edi Rama:
"Nesër në qendrat urbane do të dalin në këmbë deri në orën 11.00, vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç. Kujdes! Nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë. Të gjithë ne baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit në shtëpi deri të hënën në orën 05.00" shkruan Rama.