FIER- Linja 35 kv që furnizon me energji elektrike nënstacionet e Pobratit dhe Matkës në Fier, është vjedhur mbrëmjen e 3 janarit nga persona të paidentifikuar. Si pasojë mbetën pa energji zonat që furnizohen nga këto dy nënstacione, në Roskovec, Pobrat dhe Matkë. Pas konstatimit të ngjarjes, specialistët e CEZ Shpërndarje njoftuan strukturat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të zbuluar vjedhësit.
Ndërkaq, bëhet me dijë se grupet e specialisteve të CEZ Shpërndarje kanë punuar për riparimin e dëmit të shkaktuar nga grabitja.
Pas riparimit të dëmit, është bërë i mundur rifurnizimi me energji për banorët e këtyre zonave mëngjesin e së shtunës.
CEZ Shpërndarje ka kërkuar marrjen e masave, pasi raste të tilla janë bërë të përsëritura në këtë zonë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com