FIER- Pesë shoferë janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Fierit pasi kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Burimet zyrtare konfirmojnë janë pezulluar 14 leje drejtimi, e ndërsa janë vendosur 944 gjoba pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
"Si rezultat i kontrolleve të këtyre ditëve të kësaj jave nga ana e Policisë Rrugore janë arrestuar 5 persona ne Fier në kushte e flagrancës pasi kanë rezultuar se drejtonin mjetet në gjendje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Fier , në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore kane vendosur 944 masa administrative si dhe kane pezulluar 14 leje drejtimi per shkelje te rregullave te qarkullimit gjate udhëtimit", njofton policia.