FIER - Rritet numri i rasteve që paraqiten në Urgjencën e spitalin rajonal të Fierit. Mjeku i urgjencës, Ermal Sina, pohoi se mungesa e orientimit të qytetarëve nga ana e mjekëve të familjes drejtë specialistëve ka sjellë që shumica e të sëmurëve të drejtohen në urgjencë edhe në rastet kur nuk është e nevojshme.

Gjithashtu Sina theksoi se vijojnë të jenë një shqetësim i vazhdueshëm në prishjen e qetësisë alkoolistët të cilët sipas tij sa vijnë e shtohen në numër.

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i rasteve të paraqitur në repartin e pranim urgjencë ka arritur në 80 pacientë duke vendosur në vështirësi bluzat e bardha.

(shqiptarja.com)