Fier/ Vritet me thikë dhe hidhet në kanal 23 vjeçari nga Tropoja, ishte arrestuar më herët për vjedhje automjeti (VIDEO)

FIER-  Florian Selimi, 23-vjeç është gjetur i pajetë ditën e sotme  rreth orës 07:00 të mëngjesit në një kanal në vendin e quajtur "Kthesa e Hamilit" në fshatin Sulaj të Fierit. Ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë me thikë gjatë një konflikti.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se viktima mund të ketë ndaluar në Sulaj të Fierit për të rregulluar një defekt pasi makina u gjet me kofano të hapur.  Brenda mjetit janë gjetur edhe dy bidonë bosh.

Policia ka shoqëruar disa persona, ndërkohë që ende nuk është bërë e mundur identifikimi i autorit. Report tv mëson se viktima ishte me origjinë nga Tropoja dhe ishte vendosur në fshatin Sulaj të Fierit prej pak vitesh.

Dyshohet se në vitin 2015 Selimi ishte arrestuar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas kishte djegur një automjet në lagjen '15 Tetori'. Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje lidhet me arrestimin e tij nga policia katër vite më parë.

Viktima Florian Selimi

Foto nga vendi i ngjarjes

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artisti: 12/08/2019 23:39

    Ca bohet kshu mo vlla po vriten perdite njerzit ... ku jetojme

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/08/2019 11:45

    Ne vend qe te punojne me djersen e ballit e te gezojne jetën hanë kokat. Injorancë e madhe. Neandërtalë!

    Përgjigju
  • Loki: 12/08/2019 11:08

    Cfare Populli Qe Jemi, katastrof Fajin e Ka Turku Dhe per Kete Gje? Popull la Indetitet

    Përgjigju
  • besniku: 12/08/2019 10:53

    Ju lumte çuna. Beni siç thote kryeministri...vrituni mes vehte...do te merrni dhe ndonje dekorate kryeministrore....fundja kryeministri veç nje hall ka....te mbledhi leke per te financuar konçesionet...tung

    Përgjigju
    • Vucicdoli: 12/08/2019 18:53

      Po po o Besnik, edhe kur Mami ti hap komet prap km i ka fajet.

    • Vicidoli: 12/08/2019 16:43

      Rrnofte Burusha na veni me arme

    • Lulushi lesh e dhise: 12/08/2019 14:53

      Ik mer tyc Vicidoli! Vellavrasjen dhe percarjen e kane ushqyer kafsha Sali me Lulin e Vocerr si edhe kryelopet e Leshedhise.

    • Niku: 12/08/2019 13:07

      Ka ra besa e shqiptarit jo vetem ktu... Por shqiptari po tregohet i pabes ne cdo vend te europes... vec me mashtru njani tjetrin. E kto veprime vetem marje haku sjellin...

    • ARB: 12/08/2019 11:56

      O kokëtharë...!!!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat