FIER - Një 5-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është zënë poshtë nga freza, mjet bujqësor i cili punon tokën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orë 17:00, në fshatin Luar të komunës Kuman në Fier.
Freza me të cilin po punohej toka, i drejtuar nga shtetasi Sherif Manaj, ka zënë poshtë aksidentalisht vogëlushin, Orgito Mucaj, 5 vjeç.
Sipas burimeve paraprake në lidhje me këtë ngjarje, mësohet se shoferi i frezës dhe 5-vjeçari ishin komshinj.
Policia në vendngjarje ka arrestuar drejtuesin e frezës Sherif Manaj.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com