FIER-Forcat e Armatosura në bashkëpunim me ekipin e emergjencave nga Kosova evakuuan një të sëmurë  në Ferras të Levanit duke i dhënë ndihmën e parë.

Report Tv ka qenë i pranishëm sot në Ferras, por edhe në fshatra të tjerë ku niveli i ujit arrin deri në 2 metra.

 

Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe ekipet nga Kosova kanë ndërhyrë me gomone për të ndihmuar banorin që kishte probleme shëndetësore.

Aktualisht mbi 50 familje vijojnë që të jenë të bllokuara në Ferras, disa nga banorët nuk pranojnë që të largohen nga shtëpitë. 

dy.b/shqiptarja.com