FIER - Agron Çipllaka është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit pasi akuzohet për falsifikim dhe vënies në përdorim të dokumentave të fallsifikuara.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e 52 vjeçari, në  lagjen "6 Prilli" të Fierit ju gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materale dokumenta të ndryshme të plotësuara dhe të paplotesuara si: Liçencë për taksi, siguracione automjetesh shqiptare dhe të huaja, patenta ndërkombëtare, leje qarkullimi për automjete, çertefikatë kontrolli teknik të automjeteve,  raporte mjeksore, karta të kryqit të kuq, vulë sigurie për figuracionet si dhe karta identiteti, italiane, greke e rumune.

Gjithashtu i janë gjetur dhe sekuestruar një njesi kompjuterikem, fotokopje, skaner, printer me ngjyra dhe fletë formati që shërbenin për fallsifikimin e dokumentave.
dokumenta te falsifikuara
dokumente te falsifikuara
dokumente te falsifikuara 
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)