Ne qytetin e Fierit tashme është bërë traditë që çdo verë zhvillohen aktivitete të mëdha të quajtur “Fier Internacional Festival”.
Këtë verë ky festival nisi mbrëmjen e djeshme me Festivalin Ndërkombëtarë të Bandave.
Një mbrëmje e mbushur me muzikë bande , të cilën këtë festival ndërkombëtar e hapi me dinjitet dhe me duartrokitje një bandë e ardhur nga Amerika, e vendosur në Los Angeles ,dhe e nominuar për çmimin Grammy në kategorinë “Performanca më e mirë e rrënjëve Amerikane”.
Kjo bandë merret me ripunimin e muzikës së vjetër klasike.
Nëpërmjet një repertori të ndryshëm nga ai tradicional i bandave, qindra artdashës fierak ndoqën me interes interpretimin e disa pjesëve muzikore klasike të kësaj bande.
Ndërsa ditën e sotme publiku fierak do të ndjek edhe bandën e Kosovës, Tiranës e Fierit dhe Filarmoninë e Korfuzit, e famshme në arenën ndërkombëtare, e cila përbëhet nga 66 artistë dhe me një histori që lindur që në vitet 1890.
Të pranishëm kanë qenë edhe prefekti i Fieirt Vaso Bregu , përfaqësues të bashkisë Fier dhe shumë të tjerë.
Sipas drejtorit artistik të këtij eventi, Agron Xoxa, mbrëmjet e këtij qyteti deri në datën 13 korrik do të jenë të mbushura me muzikë dhe argëtime të tjera sipas një programi të hartuar nga Bashkia e Fierit në drejtim të kryetarit të saj, Armando Subashi. Gjatë netëve të tjera deri ne datën 13 korrik, do të hipin në skenë: Sazet e Përmetit , Portokalli Show ,e të tjera shfaqje.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO