FIER - Fieri ka kremtuar sot 70 vjetorin e çlirimit të tij nga pushtuesit nazifashist gjatë Luftës së Dytë botërore. Veteranë, familjarë të tyre, të afërm, dhe drejtues vendorë kanë kryer homazhe në varrezat e dëshmorëve, teksa vendosën edhe kurora me lule.
Ky përvjetor si rrallë herë bashkoi klasën e politike, teksa në homazhe mori pjesë kreu i PD Fier Luan Baci si dhe deputeti, Kozma Dashi, ndërsa gjatë fjalës përshëndetëse politikanët nuk kursyen komentet për ndeshjen Serbi-Shqipëri.
"Sigurisht shqipëtarët vajtën për një ndeshje futbolli sepse sportistët, artistët janë gjithmon, një hap para gëzimit dhe disaq hapa para politikës." shprehet deputeti i PS Gramoz Ruçi
"Fierakët, Myzeqeja, Mallakastra janë të nderuar për kontributet e tyre në altarin e atdheut, kështu që i nderojmë." tha Kozma Dashi, deputet i PD
Qyteti i Vlorës ka dhe numrin më të madh të dëshmorëve të rënë gjatë luftës së dytë botërore, sakaq nuk kishte se si 70 vjetori i çlirimit të qytetit të mos kremtohej në mënyrën më të mirë.
Festimet filluan me vendosjen e kurorave me luleve në varrezat e dëshmorëve, teksa në ceremoni morën pjesë veteranë të luftës, familjarë të dëshmoreve, politikanë si dhe qytetarë të shumtë
Gjatë fjalës tyre të pranishmit vlerësuan sakrificën e shqiptarëve në luftën kundër okupatorit, sakaq deputeti, Koço Kokëdhima, u ndal edhe tek incidentet ne ndeshjen e kombëtares në Serbi.
"Një ndeshjë futbolli sot ne vitin 2014 në zemër të Europës, në Beograd dhe e patë vetë se cfarë racizëmi dhe manifestime primitive u shfaqën në këtë ndeshje futbolli." tha Kokëdhima
"Sot është një ditë refleksioni edhe për ne si forcë politike, për të pasur një vlerësim më të madh jo vetëm për përkujtimin e dëshmorëve por edeh për të mbajtur gjalle simbolet." tha Fatmir Toçi
Aktivitete përkujtimore në kuadër te 70 vjetorit të clirimit u zhvilluan edhe në fshatrat e këtyre qyteteve.
/Shqiptarja.com

VIDEO