Të moshuarit e shtëpisë së Fierit
Tiranë, 3 Shkurt / ATSH - Fondacioni Diaconia Internacional AID-Albania i ka ardhur në ndihmë Shtëpisë së Moshurve të qytetit të Fierit, duke i dhuruar disa krevate dhe dyshekë.
Fondacioni Diaconia Internacional AID-Albania me qendër në Tiranë, ne partneritet të ngushtë me një fondacion në Holandë, janë bërë së bashku donatore të përhershëm të këtij institucioni.
Përfaqësues të fonacionit holandez dhe Diaconia Internacional AID-Albania, pasi kanë parë nga afër gjendjen aktuale të Shtëpisë së të Moshuarve në Fier dhe janë njohur me nevojat më imediate që ka ky institucion, i janë përgjigjur menjëherë kërkesave të të moshuarve në këto ditë të ftohta duke i dhuruar 59 krevatë e dyshekë cilësorë, duke përmirësuar ndjeshem kushtet jetësore të të moshuarve në këtë institucion.
Për banorët e qëndrës së të Moshurve Fier ndihmat nga ana e fondacionit "DI AID Albania" kanë qënë më të vlerësuara në këto ditë të ftohta dimri, dhe ata kanë falenderuar përfaqësuesit e fondacionit që gjithmonë u janë gjendur pranë dhe kanë realizuar kërkesat dhe nevojat e këtij komuniteti.
Ndërkohë që ndihma e parë nga ana e "Diaconia Internacional AID-Albania" ka ardhur në vitin 2008 me dhurimin e disa lavatriçeve, tharrëse rrobash, paisje kuzhine etj.
Më pas, në vitin 2010 "DI AID Albania" ka kontribuar sërish për Shtëpinë e të Moshuarve Fier, duke i dhuruar medikamente të ndryshme, materiale të tjera mjekësore etj.
Gjatë vitit 2014 Shtëpisë së të Moshuarve iu dhuruan makina qepëse, paisje dhe mjete kuzhine,  lavatrice 10 kg etj.
/k.m//a.ke/