Një 62-vjeçare nga fshati Gjonçaj në Fier është gjendur e mbytur në lumin Vjosë. Mësohet se bëhet fjalë për Tefta Demajn, e cila kishte dalë paraditen e sotme nga shtëpia dhe pak orë më vonë është gjetur e mbytur nga familjarët.

Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale apo nëse 62-vjeçarja ka dahsur t'i japë fund jetës duke u hedhur në lumë. Sakaq policia e Fierit po punon për të mësuar shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)