Fier, Gjykata nuk i jep Romës
Kajollin, mikun e Mediut

FIER - Gjykata e Fierit refuzon kërkesën për ekstradim të paraqitur nga drejtësia italjane ndaj Fatmir Kajollit i dënuar në shtetin fqinjë me 40 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Në një seancë të posaçme gjatë ditës së sotme kreu i trupës gjyqësore Piro Sota ka kontestuar letër porosinë e mbërritur nga pala italjane për ektsradimin e Kajollit si një dokument me parregullsi dhe probleme ligjore.

Fatmir Kajolli një person me influencë në Fier, i njohur si biznesmen, por dhe me angazhime në jetën publike të qytetit si anëtar i këshillit bashkiak nga PR ishte dënuar nga shteti fqinjë nga dy gjykata ajo e Romës dhe Milanos, përkatësisht me 16 vjet burg nga Gjykata e Milanos në 2011 dhe më pas ngë Gjykata e Romës me 24 vjetë heqje lirie për pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikimin e drogës. Kajolli njihej edhe si mik i ngushtë i kreut të PR Fatmir Mediu.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Fierit është befasues, madje më befasues edhe se vendimi i dhënë po nga kjo gjykatë pak kohë më parë kur dënoi Kajollin vetëm më masën e arrestit shtëpiak. Kajolli ishtë shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dhjetë vitesh në Itali.

(ns/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump