Fier,godet këmbësorin dhe zhduket,
kapet 69-vjeçari pa patentë

Një 69-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi ka aksidentuar një këmbësor, teksa lëvizte me mjetin e tij pa targa dhe pa leje drejtimi. Mësohet se është arrestuar shtetasi Vangjel Goga, banues në fshatin Daullas, Grecalli, Fier. 

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke drejtuar motomjetin tip "YAMAHA", pa targa dhe pa leje drejtimi ka goditur këmbësorin, shtetasin S.H, 61 vjeç, banues në fshatin Daullas, i cili u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Ndërkohë, shtetasi Vangjel Goga është larguar nga vendi i aksidentit dhe pas ndjekjes nga shërbimet e policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Largim nga vendi i aksidentit" parashikuar nga Nenet 290, 291 dhe 273 të Kodit Penal.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri

Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri