FIER – Dy persona u arrestuan sot nga policia e Fierit pasi një muaj më parë vodhën me armë një argjendari.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 5 korrik, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin autorët grabitën argjendarinë e shtetasit Ilia Kabuci në qytetin e Fierit.
Sipas policisë, të arrestuarit janë Ardit (ose i njohur ndryshe me emrin Ervin) Fejzullahu 21 vjeç dhe Armando Mita 20 vjeç, të dy banues në Fier.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, policia e Fierit sqaron se 21 vjeçari është i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes, ndërsa Mita është i padënuar më parë.

(Në foto, 20 vjeçari Armando Mita)
Shtetasit e lartepermendur rreth mesditës së 5 korrikut, grabitën në argjendarinë e shtetasit Kabuci një sasi bizhuterish prej 2 kilogramësh në lagjen “ Kongresi i Përmetit”, të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve.
(gre/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com