TIRANE- Një grabitje me maska u shënua në një orë pas mesnatës së të dielës (25 nëntor) në një lokal lojërash fati në qytetin e Fierit. Grabitja ndodhi rreth orës 01: 15 minuta të ditës së sotme, në lokalin e lojërave të fatit “APEX”, në lagjen “15 Tetori”, në pronësi të shtetasit S. M. Sipas policisë shuma e grabitur është rreth 100 000 lekë.
Me të marrë njoftimin policia nisi veprimet hetimore duke bërë të mundur dhe identifikimin më pas arrestimin e të dyshuarit si autor, Bledar Llupi, 34 vjec, banues në Fier.
34-vjeçari akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes me armë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarake pasi dyshohet se ishte i armatosur me një automatik tip Kallashnikov dhe me maskë.
U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automatik tip Kallashnikov, një kreher, 20 fishekë, 4 gëzhoja dhe 35.000 lekë të rinj.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com