Fier, helmime nga merimanga
e zezë, akrepi dhe gjarpri

Fier, helmime nga merimanga<br />e zezë, akrepi dhe gjarpri
FIER - Rreth 20 persona kanë përfunduar në spitalin rajonal të Fierit këto ditë të nxehta si pasojë e helmimeve nga insektet dhe zvarranikët.
 
Ky fakt bëhet i ditur nga mjeku toksikolog, Lulzim Banushaj, i cili thotë se 15 prej personave të paraqitur për ndihmë mjekësore si pasojë e helmimeve janë shtruar në spital, pasi janë kafshuar nga merimanga e zezë, akrepi ose gjarpri.
 
Mjeku shpjegon se ky numër vjen gjithnjë e në rritje gjatë sezonit të verës, sidomos kur temperatura janë të larta.
 
Mjekët bëjnë apel, sidomos për fermerët dhe banorët e zonave rurale, që të jenë më të kujdesshëm nga insektet dhe zvarranikët helmues, pasi rrezikshmëria e tyre është më e lartë gjatë periudhës së verës.
 
Ata apelojnë gjithashtu që personat e infektuar të paraqiten menjëherë pranë qendrave më të afërta shëndetësore, pasi në të kundërt helmi mund të jetë edhe vdekjeprurës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët