Një grua humbi jetën pasditen e kësaj të shtune në lagjen "Kryengritja" të qytetit të Fierit, pasi e hodhi bashkëshorti, nga kati i katërt i apartamentit ku banonte.
Viktima është identifikuar Liljana Ruko, 42-vjeç, e cila ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa policia ka shoqëruar në komisarit, si të dyshuar për ngjarjen, të shoqin e saj, Ferdinand Ruko.
Vetë i ndaluari ka pranuar autorësinë e krimit gjatë marrjes në pyetje nga policia, duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. "Jemi grindur dhe në këtë moment e kam hedhur nga pallati në momente gjaknxehtësie", është shprehur përpara uniformave blu, Ferdinand Ruko. Ai ka pohuar se ka pasur konflikte me bashkëshorten.
Ndërkohë mësohet, dy bashkëshortët kishin pak kohë që ishin kthyer nga Gjermania sëbashku me dy fëmijët e tyre, ku mësohet se kishin shkuar për të përfituar azil politik. Autoritetet gjermane kanë refuzuar kërkesën e çifit shqiptar, çka ka bërë që ata të rikthehen në vendlindje, në Fier.
42-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve.
Fqinjët tregojnë tmerrin
Gjithçka ka ndodhur në sy të fqinjëve, të cilët janë bërë dëshmitarë të krimit tronditës.
Ka qenë një fqinje e familjes Ruko e cila ka parë të gjithë skenën e krimit kur Fredi Ruko ka hedhur nga dritarja e tualetit, bashkëshorten, Liljana Ruko. Ajo tha për Shqiptarja.com se kishte dëgjuar të bërtitura dhe në atë moment gruaja është hedhur nga burri nga kati i katërt i pallatit.
Fqinja: E pamë me sytë tonë kur e hodhi nga dritarja
"Liljanën e hodhi bashkëshorti nga dritarja e tualetit, e pamë me sytë tonë". Kështu rrëfen për Shqiptarja.com një fqinje e çiftit Ruko në Fier, ku gruaja, Liljana Ruko, humbi jetën pasi u hodh nga bashkëshorti nga dritarja e tualetit në katin e katërt të apartamentit.
Ajo ka qenë dëshmitare e të gjithë skenës së tmerrshme të krimit, ndërsa shton se para vrasjes, çifti ka debatuar me njëri-tjetrin, ndërsa në atë moment ka dëgjuar të bërtiturat e 42-vjeçares.
"E pamë me sytë tonë kur burri e hodhi nga dritarja e banjës. Dëgjuam të bërtitura dhe pastaj pashë që ai e ngritit peshë dhe e hodhi Liljanën. Ishte e tmerrshme", thotë fqinja.
Ajo thekson gjithashtu se gruan e kanë gjetur të zhveshur dhe me trupin e lagur poshtë pallatit. "Ne e gjetëm poshtë pallatit me trup të zhveshur dhe të lagur, siç duket sapo kishte dalë nga dushi".
E pyetur nëse mes çiftit ka pasur probleme të mëparshme, fqinja thotë se ata ishin një familje e përkryer.
"Ishin çift dhe familje e përkryer, nuk kishim dëgjuar për probleme më para mes tyre", u shpreh ajo.
Ngjarja
Ka qenë ora 15:30 e kësaj të shtune kur në lagjen "Kryengritja" të qytetit të Fierit, një grua është hedhur nga kati i katërt i apartamentit. Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por janë fqinjët ata të cilët hedhin poshtë këtë opsion. Liljana Ruko, 42 vjeç, humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa fqinjët fajësojnë bashkëshortin e saj, Fredi Ruko, si autor të krimit. Ky i fundit pranoi edhe përpara policisë se e hodhi bashkëshorten e tij në gjaknxehtësi e sipër.
Dëshmitarët thonë se mes çiftit ka pasur një sherr të çastit çka ka bërë që në konflikt e sipër, burri të hedhë gruan nga dritarja e tualetit. Krimi tronditës ka ndodhur përpara syve të fqinjëve të familjes Ruko.
Pas ngjarjes, Policia shoqëroi në komisariat në cilësinë e autorit të dyshuar, autorin e dyshuar, bashkëshortin e Liljana Rukos, Fredi Rukon.
[gallery]19992[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO